Rama flet prerë: Nuk ka qeveri tranzitore, nuk jemi tek fusha e Surrelit këtu

Politikë

Edi Rama hodhi poshtë idenë për shtyrjen e zgjedhjeve si dhe futjen e vendit në zgjedhjeve të përkohshme, pas krijimit të qeverisë tranzitore. Në Opinion ai tha se ka marrë detyrën për të vazhduar deri në 2021.

“Kush jam unë, që unë bëkam anulim loje dhe ne po futkemi dhe njëherë nga e para. Kur e kemi bërë, se ne ju zgjodhët kush do vijë në qeveri kush do rrijë në opozitë. Janë disa që po na thonë, që jemi të çmendemi dhe jemi gati të hidhemi në herë.

Nuk ka shans, sepse nuk jemi tek fusha e vogël në Surrel ku iu lë dhe ndonjë gol, jemi në kushtet kur po flasim për gjëra shumë serioze. Nuk është për të ruajtur postin e kryeministrit, karrigia, posti i km nuk është i imi.

Nuk është e drejtë që postin e kryeministrit ta përdor si plaçkë, është fytyrë e këtyre këtu që kanë vendosur të bëjë unë detyrën e kryeministrit”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT