Vëllai i Paulo Dybalas: Do të largohet, s’mund të luajë me Ronaldon!

Sport

Tek Atletico e Madridit, me largimin e Antoine Griezmann, është liruar një vend në fazën sulmuese, që mund të jetë ideal për Paulo Dybalan.

Sulmuesi argjentinas është në qendër të thashethemeve në shoqërinë bardhezi, sidomos në debatin mes trajnerit Allegri dhe presidentit Agnelli.

Që kur në mbërriti Ronaldo, numri 10 i Juventusit është futur në një spirale depresive, aq sa zgjidhja më e mirë shihet te shitja e tij. Është kërkesë e trajnerit, që nuk ka parë rritje në lojën e tij, ndaj dhe do të studiohen ofertat për të.

Aktualiteti spanjoll, në këtë rast, u vjen në ndihmë të gjitha palëve. Atletico, që drejtohet nga Simeone, kërkon njeriun e duhur për të mbushur boshllëkun që krijon largimi i Griezmann.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dybala, për momentin, po shijon disa ditë pushim në Sevilla bashkë me të dashurën e tij. Ndërsa nga Argjentina, vëllai i tij, Gustavo, ka befasuar me deklaratën e tij në një emision televiziv.

“Ka shumë mundësi që Paulo të largohet. Ka nevojë të ndryshojë ambient. Ndihej shumë mirë në Itali, por tano jo më, si shumë futbollistë të tjerë të Juventusit. Nuk është i vetmi që do të largohet.”

Motivi i këtij hapi të madh pas është i njohur dhe Gustavo Dybala flet edhe për këtë.

“Jashtë fushës nuk ka asnjë problem me Cristiano Ronaldon. Problemet janë në fushë. Nuk mund të bëjë asgjë me të dhe Paulo është i i ri.”

E atëherë, largimi tek Atletico duket zgjidhja më e mirë e mundshme. /Supersport

ME TE LEXUARAT