Futni arrat në ujë para konsumimit të tyre, përfitimet janë të paimagjinueshme

Soft

Frutat e thata janë një dashuri më vete e më të cilat nuk gjen kurrë ngopje. 

Studimet e ndryshme kanë treguar se mënyra më e mirë për të marrë 100% vlerat e tyre ushqyese është duke i futur paraprakisht për 8 orë në një enë me ujë të ftohtë. Sipas nutricionistëve njomja e arrave apo frutave të tjera si bajamet dhe lajthitë për një periudhë të gjatë kohore aktivizon të gjitha vlerat ushqyese, të cilat në gjendje normale janë të bllokuara. 

1. Ju ndihmojnë të bini nga pesha:

Arrat kanë në përmbajtjen e tyre acide yndyore Omega-3 dhe yndyra të ngopura që ju ndihmojnë të bini nga pesha. Ngrënia e 5 arrave në ditë shmang kapsllëkun (konstipacionin), lufton sindromën metabolike, ju ndihmon të tresni më mirë ushqimet dhe ju jep ndjesinë e ngopjes për të paktën 2-3 orë. Është provuar shkencërisht se kur arrat qëndrojnë në ujë për 8 orë, ato lëshojnë një enzimë të quajtur lipasi që lehtëson shkrirjen e dhjamit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

2. Mbrojnë shëndetin e zemrës:

Studimet e ndryshme kanë provuar se konsumi i 5 arrave të lagura në ditë ndihmon shëndetin e zemrës dhe parandalon oksidimin e arterieve dhe shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Duke qenë se arrat janë të pasura me antioksidantë dhe minerale të shumta lehtësojnë qarkullimin e gjakut, mbrojnë venat dhe arteriet dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq LDL.

3. Ushqejnë trupin me vitamina:

Mënyra më e mirë për të ushqyer trupin dhe trurin me vitamina B1, B6 dhe E është duke ngrënë arra të lagura. Ndoshta nuk e dini, por këto vitamina gjenden në sasi më të lartë në momentin që hiqet cipa që mbështjell arrat.

ME TE LEXUARAT