MC Kresha tregon me lot në sy vështirësitë që ka kaluar

Showbiz

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” u transmetua një histori mjaft prekëse që kishte protagonist kryesor Gramozin, i cili u prezantua në emisionin në fjalë si një i mbijetuar i masakrës së Suharekës ku kishin mbetur të vrarë 50 anëtarë të familjes Berisha.

I ftuar surprizë ishte reperi i njohur MC Kresha i cili jo rastësisht ndodhej në emision sonte.

Historia e trishtë që dëgjoi reperi nuk tingëllonte si diçka e padëgjuar dhe e pa përjetuar nga vetë ai dhe familja e tij.

Si shumë prej artistëve që kanë përjetuar luftën e dhimbshme të Kosovës, edhe MC Kresha nuk ka ngurruar që ta bëjë publik versionin e tij dhe realitetin e hidhur që ka kaluar që për fat të keq nuk arrin dot që ta fshijë nga kujtesa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka qenë vetëm 13 vjeç kur për shkak të luftës terrorizuese është detyruar që të ndahet nga familjarët dhe të ecë në këmbë nga qyteti i Mitrovicës deri në Pejë, për të vijuar më pas udhëtimin për në Kukës.

Anëtarët e familjes së tij, siç tregoi edhe reperi mjaft i prekur e i përlotur, kanë udhëtuar në këmbë për dy javë rresht për të arritur destinacionin e dëshiruar.

“Kjo historia ime nuk është asgjë përballë historisë së Gramozit, ose atyre që ka kaluar vajza e xhaxhait të nënës sime, të cilët kanë pasur të njëjtin fat. 20 vite nuk është një gjeneratë e plotë, e këto janë plagë të cilat luajnë një rol pas luftës. Pasojat e luftës shfaqen dhe ndikojnë te një popull edhe pas dy dekadash”, u shpreh këngëtari. /Top Channel

ME TE LEXUARAT