Deschamps publikon listën, lë jashtë Lacazette

Sport

Trajneri i Francës nuk e ka ftuar as këtë herë sulmuesin e Arsenalit. Alexandre Lacazette lihet jashtë përsëri nga Didier Deschamps për ndeshjet e kombëtares së Francës.

Përveç yllit të Arsenalit, Deschamps vazhdon të mos e ftojë as mbrojtësin e Manchester Cityt, Aymeric Laporte, që ka pasur një sezon pozitiv me Citizens.

Ndërkohë në kombëtaren e Francës, është ftuar mbrojtësi Barcelonës, Clement Lenglet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kampionët e Botës do të luajnë fillimisht një miqësore me Bolivinë, para se të zhvillojnë dy ndeshjet kualifikuese ndaj Turqisë dhe Andorrës. Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria.

Lista e lojtarëve të ftuar nga Deschamps:

Portierë : Alphonse Areola (PSG), Benjamin Lecomte (Montpellier), Hugo Lloris (Tottenham), Mike Maignan (Lille)

Mbrojtës: Lucas Digne (Everton), Clement Lenglet (Barcelona) Ferland Mendy (Lyon), Benjamin Pavard (Stuttgart), Leo Dubois (Lyon), Raphael Varane (Real Madrid), Samuel Umtiti (FC Barcelona), Kurt Zouma (Everton)

Mesfushorë: N'Golo Kante (Chelsea), Blaise Matuidi (Juventus), Tanguy Ndombele (Lyon), Paul Pogba (Manchester United), Moussa Sissoko (Tottenham)

Sulmues : Wissam Ben Yedder (Sevilla), Kingsley Coman (Bayern Munich), Olivier Giroud (Chelsea), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Kylian Mbappe (PSG), Florian Thauvin (Marseille).

ME TE LEXUARAT