"Dorëzohem nëse postimi im merr 1 500 like", i kërkuari bën marrëveshje me policinë

Bota

Një i arratisur nga burgu ka bërë një marrëveshje të pazakontë me departamentin e policisë në Connecticut të Shtetet e Bashkuara, pasi ra dakord të dorëzohej nëse postimi i tij në Facebook merr 15,000 pëlqime.

Policia ka njoftuar në faqen e departamentit se Sims e kishte kontaktuar përmes medias sociale dhe të dy palët ranë dakord që ai të kthehej në burg nëse postimi merr mjaft pëlqime.

Ata madje negociuan numrin e “likes” nga 20,000 sa i kërkoi fillimisht, në 15,000. Marrëveshja ka ngjallur polemika, pasi ekspertët e krimit e quajnë verimin “jo etik”.

Maki Haberfeld, eksperte e etikës dhe procedurave ligjore në Kolegjin John Jay, e kritikoi marrëveshjen duke e quajtur si jo etike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo e kthen ligjin në shaka,” thekson Haberfeld. “Njerëzit do të fillojnë t’i shohin këto shkelje të ligjit si lojë.”

Jose Simms, 29 vjeç, i cili besohet të jetë duke u fshehur në Nju Jork, po konsiderohet si i arratisur pasi nuk u paraqit në gjykatë, pas akuzave si prishja e qetësisë dhe rrezikimi i një fëmije.

ME TE LEXUARAT