Dy deputetë të rinj betohen në Kuvend, njëri i dënuar në Gjermani

Aktualitet

Sot për herë të parë në Parlament ka hyrë një deputet që përfaqëson komunitetin Egjiptian.

Gjatë seancës së paradites së 23 majit është betuar edhe Ervis Meço, i cili në zgjedhjet e shkuara ishte në listat e PD-së së Qarkut të Vlorës.

Meço në zgjedhjet e shkuara ka qenë në listën e Qarkut të Vlorës i fundit në listë, pra me numër 13. Ai është përfaqësues i partisë së komunitetit Egjiptian, kandidati i Partisë për Europianizim dhe Integrim, me kryetar Rivelino Çuno.

Kjo forcë politike në zgjedhjet e shkuara ishte aleate për PD-në dhe kandidatët e saj garuan me siglën e PD-së në zgjedhje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

'Kandidati i komunitetit Egjiptian në formularin e tij të dekriminalizimit sqaron se është dënuar në Gjermani me 30 ditë burg. Ai saktëson se vepra penale e tij është konvertuar në gjobë, të cilën e ka paguar.

Ervis Meço akuzohet se ka përgjuar/regjistruar në mënyrë të paligjshme një zyrtar gjerman dhe për këtë vepër penale ai është dënuar me burgim', shkruan Panorama.

Po ashtu kandidati që pritet të futet në Parlament, Ervis Meço ka deklaruar në formular se për katër muaj ka qendëruar në Gjermani si azilant politik, por nuk e ka përfituar statusin.

Sipas formularit të plotësuar nga ai vetë, deputeti më i ri nga radhët e opozitës që ka braktisur parlamentin, ka shkuar në gjermani për azil pas zgjedhjeve të 2017.

ME TE LEXUARAT