Kush janë shqiptarët që vodhën 66 banesa në Itali (VIDEO)

Aktualitet
Kush janë shqiptarët që vodhën 66 banesa në Itali
https://youtu.be/T2MfO0ue9w4

Policia e Shtetit në Pordenone ka nxjerrë të tjera detaje lidhur me bandën e shqiptarëve në Itali, të cilët grabisnin vila dhe banesa në Veri-Lindje të Italisë.

Vetëm në periudhën nëntor 2018 dhe shkurt 2019 u regjistruan 66 vjedhje të rënda.

Sipas autoriteteve vendase, grabitësit kanë mundur të marrin disa bizhuteri, para kesh dhe armë zjarri, ndërsa pasditen e djeshme identifikuan disa vende të fshehta të përdorura nga grupi, duke zbuluar dhe konfiskuar më shumë se 1.3 kg stoli me vlerë rreth 1 milion euro, një pistoletë dhe një kasafortë me municione.

Ndërkohë, uniformat blu gërmuan në disa vende dhe arritën të identifikonin disa gropa ku vjedhësit kishin groposur disa xhevahire dhe një pistoletë kalibër 38, ndërsa mësohet se municioni i gjetur është rezultat i vjedhjeve të kryera në 21 janar 2019, Sacile (Pn) në rrugën Giardini.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor po merret me identifikimin e pronarëve të ligjshëm të pasurive të vjedhura gjatë bastisjeve të tjera të fshehta të kryera në provincat e Pordenonit, Trevisos dhe Bellunos.

Në pranga ranë: Darjel Prushi, 27 vjeç nga Kruja, mr precedent të mëparshëm kriminal, i cili jetonte në Conegliano në Via Kennedy; Edmod Ethemaj, i njohur si “Mondi”, 35 vjet nga Peqini banues po në Conegliano, edhe Nikoll “Niku” Dobrozi, 27 vjeç, nga Mamurrasi.

Shqiptarët e arrestuar, gjenden në burg që prej 25 prillit dhe vetë ata gjatë hetimeve kanë pranuar se janë përgjegjës për 66 vjedhje të rënda në vila dhe shtëpi.

Deri tani policia ka verifikuar se rreth 2 milionë euro janë të ardhura të paligjshme të përfituara nga vjedhjet e argjendit, orëve, shufrave të arit, si dhe pistoletave dhe municioneve në disponueshmërinë e të arrestuarve , të gatshëm për t’i përdorur ato edhe gjatë sulmit në mbrëmje dhe natë në shtëpi.

Po ashtu u verifikua se një pjesë e aseteve të tilla të paligjshme janë transferuar në Shqipëri.

Shqiptarët ishin një shoqatë kriminale e mirëstrukturuar, e specializuar për vjedhjet në shtëpi me zbritjen e kasafortave.

ME TE LEXUARAT