Mrekullia, 32-vjeçarja ngrihet në këmbë pas 3 vitesh paralizë

Aktualitet

Në programin online “Fol me psikologen” me autore Ervisa Lulën është rrëfyer historia e pedagoges së Universitetit të Maqedonisë Sara Miftari Sadikit. Sara me profesion psikologe, nëna e një djali 5 vjeçar prej 2 vitesh e gjysmë po lufton me një sëmundje të vështirë.

Pas humbjes së të atit me të cilin ajo thotë se kishte një lidhje shumë të fortë jeta e saj ndryshoi. Nuk mund ta pranonte këtë vdekje ndaj vendosi të jetonte duke e mohuar këtë fakt, por për shkak të kësaj traume të fortë u prek nga kjo sëmundje e rëndë. Sara u paralizua. Simptomat e para ajo thotë se u shfaqën teksa ishte duke blerë në një dyqan, mbeti e paralizuar dhe kërkoi ndihmën e ambulancës dhe të familjarëve. Mjekët e diagnostikuan me Mielit Transversal, një sëmundje kjo që prek 1 në 100 mijë persona, pësoi kuadriplegji apo e thënë ndryshe paralizë të gjymtyrëve dhe humbje e ndjeshmërisë në disa pjesë të trupit.

Pas 2 vitesh e gjysmë trajtime dhe përkushtim ajo arriti të ngrihet nga karroca dhe të rifillojë jetën e saj. Pak muaj më parë një ngjarje shumë e bukur ka ndodhur me të gjatë një seance individuale terapie me psikoterapistin Elton Kazanxhi. Për herë të parë ajo është ngritur në këmbë vetë pa patur nevojë të mbahet askund. Ajo rrëfen këtë eksperiencë të jashtëzakonshme duke thënë se kjo ishte hera e parë që u përballë me vdekjen e të atit dhe sëmundjen. Psikoterapisti Kazanxhi ka rrëfyer këtë eksperiencë pas 15 vitesh karrierë në shtetin italian duke e konsideruar si një ngjarje që ndodh vetëm një herë në jetën e një terapisti. Sara Sadiki ka rekomanduar teknikën EMI si një teknikë efektive duke e konsideruar të rrallë këtë eksperiencë dhe duke theksuar fort rolin e një psikologu në rastet të tilla./Gsh

ME TE LEXUARAT