Kryemadhi nuk heq dorë: Jemi më të fortë se kurrë...

Politikë

Ka nisur protesta e gjashtë kombëtare e protestuesve të opozitës përballë kryeministrisë.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shoqëruar nga mbështetësit e saj ka lënë selinë e partisë për t’iu drejtuar bulevardit "Dëshmorët e Kombit" ku po zhvillohet edhe protesta e opozitës.

“Të gjithë shqiptarët janë këtu dhe asnjë sdo të ikë. Do ikin kriminelët. Jemi këtu dhe nuk kemi për të ikur. Shtëpinë e mban i zoti në fund të fundit. Ajo që shihet është një pjesëmarrje e madhe dhe përveç emicionit ndjejmë edhe përgjegjësi për të gjithë këta qytetarë që i përgjigjen thirrjes së opozitës. Ne sot në atë shesh protestojmë për të gjithë ata socialistë që e kanë të pamundur të jenë aty, për të gjithë ata policë që i vendos qeveria e krimit përballë qytetarëve, për të gjithë atë administratë e cila ndihet e intimiduar. Ne jemi të vendosur në rrugën tonë dhe jemi më të fortë se kurrë. Ne sot tregojmë që jemi vërtetë europianë dhe dëshira e shqiptarëve për të qenë pjesë e BE-së është më e madhe se çdo flamur politik”, tha Kryemadhi për gazetarët.

Rreth 1700 forca policie janë vendosur në terren për të garantuar sigurinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëpërmjet protestave, opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, si dhe krijimin e një qeverie të përkohshme, sipas tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme

ME TE LEXUARAT