Protestuesit sulmojnë me bojë kryeministrinë (FOTO)

Aktualitet

Në protestën e opozitës, grupet e të rinjve demokratë kanë organizuar disa mënyra të protestuari.

Janë ngritur balona me mbishkrimin Rama Ik, të cilat kanë fluturuar në qiell, ndërsa një formë tjetër proteste ishin edhe tepsitë jo vetëm me mbishkrimin Rama ik, por edhe me një foto të kryeministrit duke ngrënë makarona.

Disapërfaqësues të forumeve rinore të PD-së kanë vendosur këmbët mbi tepsinë me foton e kreut të qeverisë.

Protestuesit e mbledhur përpara kryeministrisë kanë sulmuar me bojë në drejtim të godinës së qeverisë.

ME TE LEXUARAT