Bllokohen 14.5 ton birrë dhe gjobitet subjekti importues, ja arsyeja

Aktualitet

AKU ka bllokuar 14.5 ton birrë Paulaner dhe ka gjobitur subjektin importues.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat thuhet se “Nga shqyrtimi i dokumentacionit shoqërues rezultoi se subjekti “Denis Shpk” importon produktin “Birra Paulaner” në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në mungesë të dokumentacionit përkatës shoqërues.

Raport-Analiza që shoqëron produktin nuk përmban të dhëna identifikuese dhe individualizuese si: numër reference, numër identifikues, numër Lott-i, afati i përdorimit të produktit i pashënuar, si dhe certifikatat e orgjinës dhe certifikatat e analizës të papërkthyera në gjuhën shqipe.”.


Ja njoftimi i plotë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

PRAKTIKË E PALIGJSHME IMPORTI E PRODUKTIT “BIRRË PAULANER”, AKU GJOBIT ME 1.2 MILIONË LEKË SUBJEKTIN

Në funksion të garatimit të ligjshmërisë dhe zbatimit të kërkesave ligjore në të gjithë zinxhirin ushqimor, AKU po monitoron me rigorozitet cilësinë dhe efektivitetin e kontrolleve në PIK.

Nisur nga bllokimi i sasisë prej 14.5 ton "Birrë Paulaner" në PIK për mungesë dokumentacioni shoqërues, si dhe pas konfirmimeve te ardhura nga prodhuesi i birrës “Paulaner” mbi autenticitetin e certifikatës së analizave, AKU kontrolloi ligjishmërinë e importimit te birrës “Paulaner” nga subjekti "Denis Shpk", ku u konstatuan 13.600 copë kanaçe birre "Paulaner" (0.5 L) me afat përdorimi 07.2019.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit shoqërues rezultoi se subjekti “Denis Shpk” importon produktin “Birra Paulaner” në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në mungesë të dokumentacionit përkatës shoqërues. Raport-Analiza që shoqëron produktin nuk përmban të dhëna identifikuese dhe individualizuese si: numër reference, numër identifikues, numër Lott-i, afati i përdorimit të produktit i pashënuar, si dhe certifikatat e orgjinës dhe certifikatat e analizës të papërkthyera në gjuhën shqipe.

Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit u morën masat si më poshtë:

  1. Për importim produktesh në kundërshtim me ligjin u vendos masa administrative "Gjobë" me vlerën 1,000,000 lekë,
  2. Për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative "Gjobë" me vlerë 200,000 lekë,
  3. Subjektit iu bë ndërprerja e kryerjes së një veprimi, duke iu ndaluar tregtimi i sasisë prej 13.600 kanaçe birrë “Paulaner” (0.5 L),
  4. Referuar problematikës së dokumetacionit shoqërues, subjektit “Densi Shpk” iu la detyrë që të tërheqë produktin e shpërndarë, si dhe produkti “Birrë Paulaner” i praktikave të importit të periudhës kohore (2018-2019) të kthehet në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shprehet i vendosur për të vënë përpara përgjegjësisë çdo praktikë mashtrimi, me fokus për të garantur zbatimin e ligjit, duke mos lejuar në asnjë rast që praktika të tilla të shkojnë në dëm të shëndetit të konsumatorëve.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët! ????

ME TE LEXUARAT