Francë, talenti shqiptar magjeps jurinë e “The Voice 8”

Showbiz

Talenti shqiptar Gjon Muharremaj ka magjepsur jurinë, por edhe publikun në “Voice of France”, me interpretimin e “Rocket Man” të Elton John, duke kaluar në gjysmëfinalen e kompeticionit.

Gjon Muharremaj, që njihet me emrin e artit “Gjon’s Tears” apo “Lotët e Gjonit”, i lindur në Zvicër, ka origjinë shqiptare, me babain nga Kosova dhe nënën nga Tirana.

Në vitin 2011, ai është ngjitur në skenë edhe në spektaklin “Albania’s Got Talent”, pavarësisht se i ri në moshë. Ai tani synon që zëri i tij të dëgjohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, ndërsa ëndrrat janë të mëdha.

Me sytë nga finalja, Gjoni vazhdon tani aventurën e tij në “The Voice 8” të Francës, duke na bërë jo pak krenarë./top channel

https://youtu.be/7Y0-St3qPlk

ME TE LEXUARAT