Alarmohet policia greke, përleshje mes shqiptarëve në qelitë e burgut Koridhalos

Aktualitet

Dy të burgosur shqiptarë janë përleshur gjate nates, ndërsa një prej tyre ka kaluar nga sektori B në sektorin C te burgut te Koridhalos.

Fillimisht është njoftuar për rebelim të të burgosurve, mbajtje peng të një roje dhe episode masive, ndërsa policia greke ka rrethuar burgun.

Perleshja ka vijuar mes 2 shqiptarëve që disi kanë arritur të kalojnë nga një sektor në tjetrin dhe përkrahësve të tyre.

Ngjarja është mbyllur pas mesnatës, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse kishte të plagosur apo identitetet e shqiptarëve të implikuar.

ME TE LEXUARAT