Atentat me armë në Vlorë, vritet në mesnatë i riu, tjetri rëndë në spital

Aktualitet

Një atentat me armë zjarri në qytetin e Vlorës rreth orës 01:00 të natës i ka marrë jetën një të riu , ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike.

Viktimë e atentatit ka mbetur 22-vjeçari, Sotiraq Mhilli. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Poro të njësisë administrative Novoselë.

Dy të rinjtë janë qëlluar me armë zjarri në kohën kur po ktheheshin me një motor drejt shtëpisë së tyre. Ndërkohë mësohet se një makinë tip Mercedes ka qenë duke i pritur në rrugë dhe më pas ka qëlluar drejt tyre, duke i marrë jetën kështu të riut 22-vjeçar dhe duke plagosur rëndë edhe 32-vjeçarin e identifikuar si Eno Mata.
Njoftimi i policisë:

Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

ME TE LEXUARAT