Flet i mbijetuari i atentatit në Vlorë: Dyshoj se autori vjen nga Greqia

Aktualitet

“Dyshoj se gjithçka vjen nga Greqia”. Është kjo deklarata e parë gjatë rrugës për në spital e shënjestrës së atentatit në Poro të Vlorës, Eno Mata. Në prani të policisë i plagosuri Mata tha se nuk ka kryer asnjë vrasje në Greqi dhe ndoshta e ngatërrojnë me ndonjë pjestar të ndonjë grupi kriminal,

“Dyshoj se gjithçka vjen nga Greqia, Nuk kam kryer vrasje në Greqi, kam grabitur, ndoshta më ngatërrojnë me ndonjë pjestar të ndonjë grupi kriminal”.

Pas atentatit në Poro të Vlorës gazetari i ABC News ka marrë në pyetje disa banorë të zonës që njihnin viktimën dhe të plagosurin.

“E njoh si fytyrë, familje shumë e mirë nuk e ka babain”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetari: Po Eno Matën e njihni?

Banor: Po e njoh, ka jetuar në Greqi.

Gazetari: Me çfarë merreshin këta cunat?

Banor: Me bujqësi siç bëjmë ne. Eno Mata familjen e ka në Greqi.

Gazetari: Ka patur probleme në Greqi?

Banor: Nuk di, djalë i sjellshëm. /abcnews

ME TE LEXUARAT