Ikën të qetë në këmbë, fotot dhe emrat e dy shqiptarëve të arratisur nga burgu në Itali

Aktualitet

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Carinola të Italisë. Sipas mediave italiane, dy shqiptarët janë Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç. Ata u arratisën nga objekti i paraburgimit në provincën e Kasatrës, i cili deri në vitin 2013 kishte qenë i sigurisë maksimale dhe më pas u konvertua në bu rg të sigurisë së zakonshme.

Ervis Markja ishte arrestuar në janar të vitit 2016 së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar pas një arratisjeje në të cilën kishin sulmuar një bazë të karabinierëve.

Ai u arr estua në Carinola në tentativë për të marrë mallrat e vjedhura dhe pasi kundërshtoi punonjësit e Policisë. Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos, i dyshuar se ishte pjesë e një ba nde të specializuar për grabitje në shtëpi së bashku me tre të tjerë që u kapën bashkë me të.

Ai u dënua dhe u dërgua në b urgun e Kasertës për vjedhje, kundërshtim të punonjësve të Policisë, plagosje dhe rrë mbim personi. Hetimet për ngjarjen kanë filluar në zonën e Casertanos dhe në rrethina.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dy të burgosurit mendohet se janë larguar në këmbë, por nuk përjashtohet që ata mund të jenë ndihmuar nga ndonjë banor i zonës dhe më pas janë strehuar nga të njohurit e tyre.

Mediat italiane shkruanin dje se janë shtuar masat dhe kontrollet e Policisë në stacionet hekurudhore dhe ato të transportit publik në përgjithësi, pasi ka dyshime se dy të arr atisurit mund të përpiqen të largohen me tren ose me autobus.

Gjatë natës, patrullat dhe pikat e kontrollit u ngritën në Carinola dhe përgjatë rrugëve kryesore të zonës. Nuk dihet ende se si kanë arritur të largohen dy të rinjtë, ndërsa Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli përgjatë rrugës kryesore të rrethinës.

ME TE LEXUARAT