Qëllohet në lokal, plagoset 35-vjecari në mes të Lezhës
Një 35-vjeçar eshte plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Gurra”, ndërsa i plagosuri është shtetasi Ridvan Koca, banues në Lezhë.
Koca po qëndronte në një lokal, kur një person i është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të këmbëve të tij.
Ai është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.
Për policinë ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk ka dijeni se kush mund të ishte atentatori.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Policia ka shoqëruar dhe po merr në pyetje disa persona që ishin të pranishëm edhe ndodhi plagosja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit