Rrjeti i Telekom Albania premton adrenalinë me "Rally Albania"

Teknologji

Adrenalina e garave me makina do pushtojë sërish vendin tonë në edicionin e 15-të të saj. Nga e shtuna, deri më 15 qershor, pjesëmarrësit nga e gjithë bota do të garojnë në terrenet më të vështira të Shqipërisë, me partner Telekom Albania.

Ceremonia e hapjes bëhet të shtunën ora 18:00 ku të gjithë qytetarët e Tiranës do të kenë plot surpriza të bukura, ndërkohë që gara do të nisë të nesërmen në sheshin “Skënderbej” në orën 09:00. Më 15 qershor do të bëhet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Nëse keni një veturë ose motor që kualifikohet për kategoritë e aplikueshme për regjistrim në Rally, bëhuni gati të përjetoni Shqipërinë nga veriu i saj i thyer deri në jugun spektakolar. Kjo mund të jetë mënyra më e mirë për të eksploruar natyrën e egër të vendit dhe bukurinë mahnitëse. Çdo tifoz i zjarrtë i sporteve ekstreme me rrota, thjesht nuk mund ta humbasë këtë ngjarje.

Telekom është përsëri një partner i të apasionuarve me shpirt aventure. Në rrethanat më ekstreme tashmë di cilit rrjet mund t’i besosh.

ME TE LEXUARAT