Përgjimi 3, Qefalia, Tahiri e Ulsi Manja përgëzojnë shefin e policisë në Dibër për rezultatin: Do vish më lart

Aktualitet

Pergjimi i radhes si publikuar nga gjermanja Bild tregon nje bisede ku ish ministri Saimir Tahiri, kryetari i Komisionit te Ligjeve Ulsi Manja dhe deputeti Xhemal Qefalia pergezojne shefin e policise se Dibres per rezultatin. Ulsi Manja i thote policit se ai do gradohet ne detyra me te larta pasi u duhet per gjera me te medha.

Përgjimi 3

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: O shoku im si je?

Xhemal Qefalia: Jam në një tavolinë kështu…Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Robert Aga: Po.

Xhemal Qefalia: Ok hajt ciao.

Robert Aga: Kush thotë?

Xhemal Qefalia: Jam këtu me Kryeministrin dhe me ministra.

Robert Aga: Jo jo, unë të garantoj t’ju japë çfarë t’ju dojë qejfi.

Xhemal Qefalia: Që mos biem atë Keshin aty, si thua?

Robert Aga: Mirë.

Xhemal Qefalia: Hajt se jemi këtu bashkë. Për kokë tate po. A do foto ta dërgoj?

Robert Aga: Do jesh me ndonjë dashnore…

Xhemal Qefalia: Ja ta qis çik ministrin, foli se më çave bythën, foli. Saimir foli çik këtij shefit të komisariatit .

Saimir Tahiri: Alo o Berto!

Robert Aga: Mirëmbrëma.

Saimir Tahiri: Si je? Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin që të të falenderoj unë. Nuk shkon kjo.

Robert Aga: Jo të lutem.

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon.

Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer.

Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh.

Robert Aga: E kam detyrim.

Saimir Tahiri: Je i madh. Edhe mos e rruj k**** për atë që thanë ata se s’na ha trapi ne për ata legenat…

Robert Aga: Unë jam ushtari jot…

Xhemal Qefalia: Të fala edhe nga Ulsiu. Foli dhe çik Ulsiut.

Ulsi Manja: Ku je mo vlla.

Robert Aga: Ç’bëni mo.

Ulsi Manja: Hiç ja me Kryeministrin.

Robert Aga: Mua më duhet me shku pak atje..

Ulsi Manja: Ku more?

Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru.

Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më nalt o burrë…

Robert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini tashi, po..

Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu…Bisedo me Xhemalin se këtë e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafin të vish për më nalt se na duhesh për ndonjë gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.

Robert Aga: Mirë vlla mirë.

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se kët kemi autorizuar si kryetar komisioni.

Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës atëherë..

Ulsi Manja: Ore është kryetari i Komisionit të Sigurisë.

Robert Aga: Ai thotë jashm ushtari i Bertit.

Ulsi Manja: Në rregull, në rregull. Hajde vlla.

Xhemal Qefalia: Hajde se më çave trapin.

Robert Aga: Po si o ma nxjerr ministri ashtu në telefon, o koqe.

Xhemal Qefalia: Po je shoku im ti, mos më çaj k*** mu. A do të qis Ramën, ti folësh Ramës?

Robert Aga: Po leje o vlla tashi.

Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën tashi, a je shoku im?

Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.

Xhemal Qefalia: Hajde vlla, ciao.

Robert Aga: Hajde gjithë të mirat.

ME TE LEXUARAT