Basha ashpërson tonet: Do të shkoni aty ku sot është Bardh Spahia

Aktualitet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga selia e blu ka kërcënuar hapur këdo që sot drejton vendin dhe ka përgjegjësi sipas tij për të burgosurit në mënyrë të paligjshme që kanë marrë pjesë në tubimet e opozitës, se do të ndëshkohen dhe do të zëvendësojnë vendin e tyre në qelitë e burgut.

Basha ka folur me emra konkret kur tha se vendin e ish-deputetit, Bardh Spahia dhe të burgosurve të tjerë të pafajshëm, do ta zënë Ardi Veliu, Sandër Lleshaj dhe Edi Rama.

“Sandër Lleshaj është sot vegla më e ftohtë dhe më e pashpirtë e Edi Ramës. Në misionin e tij për të dhunuar popullin duket se është në kënaqësinë e tij dhe të shefit të tij. Secili prej jush, me apo pa uniformë, nga krimineli Ardi Veliu do të jenë në burg shumë shpejt. Në qelinë ku është sot Bardh Spahia do të jetë njëri prej jush. Në qelitë ku janë qytetarët e pafajshëm, do të jeni ju.

Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të mbajnë përgjegjësi. Nuk do të arrihet asnjë qetësi politike në Shqipëri pa u ndëshkuar kriminelët. Në administratë do të mbeten vetëm pjesa e aftë dhe profesionale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Shqipëri nuk do të ketë më kriminelë as në institucione, as në rrugë as në qeveri. Boll më me nënshhtrimin ndaj tyre, për këtë duhet të bashkohemi si qytetarë pa dallime partiake nesër në orën 20: 00 në Tiranë”, tha Basha gjatë deklaratës së tij diçka më shumë se 24 orë përpara protestës së 9-të kombëtare që dio të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

ME TE LEXUARAT