Përgjimet/ Rama: Do iu drejtohem gjykatave në Gjermani

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi ka folur për publikimin e përgjimeve nga Bild, ku është shprehur se ky është një skenar i përgatitur nga opozita. Rama tha se nxjerrja e tyre që përkon me protestat, është shumë e qartë se PS fshihet pas tyre.

“Në këtë orvatje bashkohet ankthi nga drejtësia nga frika nga zgjedhjet. Po marrin peng procesin zgjedhor të 30 Qershorit. Marrja peng është orvatje për t’i mbyllur Shqipërisë derën e negociatave dhe gjithë plani me përgjime të pa hetuara, por të mbyllura në kasafortë dhe të dorëzuara te partia që lajmëron daljet në Gjermani përpara se të dalin në Gjermani.

Gjetja e vendit në Gjermani, kalendari aspak cuditërisht i përputhur me protestat, flasin vetë për këdo që dëshiron që të shikojë dhe mendojë. Revolucion imagjinar me punonjës bashkie, të rinj rrugë humbur që maskohen”, tha ai.

‘’Brenda 4 javëve unë do iu kërkoj gjykatave gjermane që të zbardhin gjithccka që ka dalë, atë bisedë do të bëja 100 herë, në të gjitha shtabet elektorale të Shqipërisë”, u shpreh më tej Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas kryeministrit në vendin tonë nuk do të ketë më një ’97 të dytë.

ME TE LEXUARAT