Sulmuesi i Juventusit drejt largimit

Sport

Mario Manzukiç aktivizohet prej 4 sezonesh tek Juventusi, por mesa duket ky ka qenë sezoni i fundit i kroatit në Torino.

Sipas “CalcioMercato” Mario Manzukiç, po shikon për një destinacion të ri. Maurizio Sarri nuk e ka në planet e tij sulmuesin kroat, dhe një largim i tij nga Torino, është i pashmangshëm.Për kroatin ofertat nuk mungojnë, ku pas klubeve kineze në garë për shërbimet e 33-vjeçarit është edhe Borusia Dortmund.

Tashmë kroatit i duhet të zgjedhë ndërmjet një rikthimi në Gjermani, ku më parë është aktivizuar për , Bajern Mynihun dhe Volfsburgun, ose një kalimi në kampionatin kinez. Manzukiç ka luajtur 166 ndeshje për bardhezinjtë, dhe ka shënuar 44 gola.

ME TE LEXUARAT