Sherr në lokal, plagoset 50-vjeçari

Aktualitet

Një 50-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në një lokal në fshatin Qafëzez në Kolonjë.

"Gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi F.M., banues në Bekovë, dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasin F.Ç, 50 vjeç, banues në Qafëzez, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve"- ben me dije Policia.

Shërbimet e Policisë, janë duke krehur zonën dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F.M dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT