Edita Tahiri: Kufijtë e Kosovës do t’i mbrojmë me çdo mjet

Kosovë&Rajon

Politikania kosovare Edita Tahiri ka reaguar për deklaratës së Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili.

Përfaqësuesi i LSI tha në një postim në Facebook se në Gjykatën e Hagës po thirren të gjithë ata që janë kundër idesë së ndarjes së Kosovës.

Duke shpërndare në adresën e saj në Facebook deklaratën e Petrit Vasilit, Tahiri shkruan: “Kufijtë e Kosovës i mbrojmë me të gjitha mjetet, ashtu sikurse që i kemi fituar pas 100 vjet lufte. Askush nuk guxon me i prek, e kemi detyrim ti mbrojmë sepse mbrojmë punën tonë, gjakun e të rënëve dhe të drejtën tonë kombëtare të konfirmuar nga Gjykata ndërkombetare për drejtësi që dha verdiktin se pavarësia e Kosovës është e ligjshme dhe legjitime”.

ME TE LEXUARAT