Shtatori rikthen Vettingun/ Pritet vendimi i rëndësishëm për prokurorin e SPAK Besnik Muçi

Politikë

Shtatori rikthen me vendime të rëndësishme procesin e Vettingut. Më tre shtator pritet që kolegji i posaçëm i apelimit të vendos nëse do të mbajë apo jo në detyrë prokurorin e SPAK, Besnik Muçi për të cilin komisioneri publik kërkon shkarkimin.

Muçi u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut më 1 gusht 2018, ndërsa pak javë më pas komisioneri bëri ankim duke kërkuar shkarkimin. Seanca do të jetë publike nën drejtimin e kryesuesit Sokol Çomo si dhe relator Ardian Hajdarin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa u përzgjodh në SPAK, Besnik Muçi kandidon edhe për gjyqtar kushtetues dhe emri i tij është konfirmuar edhe nga këshilli emërimeve në drejtësi. Një ditë më pas në shkallën e parë të Vettingut më 4 shtator pritet të dalë dhe drejtuesi i prokurorisë Mat, Hysni Vata.

ME TE LEXUARAT