Dodik: Nje shtet i ri mund te krijohet ne ballkan

Bota

Çështja e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor është një temë e nxehte nga e cila kanë dalë edhe pretendime nga shtetet të cilat kanë ende polemika lidhur me daljen nga ish-Jugosllavia.

Republika serbe e Bosnjes mund të shpallë Pavarësinë, nëse në hartën e Ballkanit ndodhin ndryshime. Këtë e pohon në një intervistë për Televizionin Klan, Milorad Dodik, udhëheqës i serbëve të Bosnjes, një kundërshtar i Pavarësisë së Kosoves.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Refuzimi i Republikës serbe është shkaku që Bosnje Hercegovina nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, Dodik premton se do të mbajë të njëjtin qëndrim që do të ketë Beogradi.

Marrëdhëniet me Kosovën, Dodik shprehet se i mban nëpërmjet Serbisë dhe se nuk ka asnjë problem të drejtpërdrejtë me Prishtinën edhe kur është fjala për taksën doganore ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

“Po natyrisht, përse jo? Përse është e lejuar që të krijohet stereotip që Kosova mund të jetë në një perceptim të Perëndimit shtet, kurse Republika Serbe nuk mund të jetë? Kurse, pothuajse kushtet lokale janë të ngjashme…

Jemi shumë të interesuar. Unë do ta respektoj qëndrimin e Beogradit rreth kësaj ҫështje dhe unë do ta ndjek atë. Kam mendime të ndryshme në këtë temë, por në aspektin politik atë që do të vendos Beogradi në do ti qëndrojmë mbrapa. Kosova dhe Shqipëria gjithnjë e më shumë integrohen dhe ndajnë vlera të njëjta politike. Unë mendoj madje se kjo është normale. Por, përse nuk qenka normale nëse ne serbët nga Republika Serbe ndjekim atë që ndjek Serbia? Kjo nuk mund të ndryshohet pasi kjo është thjesht dhe gjithandej duhet të jetë kështu. Në aspektin ekonomik, ne nuk kemi patur ndonjë bashkëpunim me Kosovën”.

Dodik thotë se u ndje mirë gjatë vizitës në Tiranë, edhe pse kjo shkaktoi reagime të shumta pas ftesës që i bëri Presidenti shqiptar Meta, ndërsa shton se është i hapur që të vizitojë edhe Prishtinën, pavarësisht se atij i është ndaluar të vizitojë Kosovën.

ME TE LEXUARAT