Farat e kungullit ndihmojne ne trajtimin e gjendrave tiroide

Soft

Problemet apo sëmundjet e gjëndrave tiroide i prekin një në dhjetë njerëz. Këta probleme, nëse nuk trajtohen në kohën dhe mënyrën e duhur mund të përfundojnë me pasoja serioze shëndetësore. Funksionet e kësaj gjëndre janë shumë të rëndësishme, duke filluar nga kontrollimi i peshës, balanci i hormoneve, sistemi imunitar, energjia, rënia e flokëve dhe shtypja e gjakut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Krahas barnave dhe trajtimeve të tjera, një rëndësi të madhe në trajtimin e këtij problemi është një dietë e shëndetshme.  Ushqimet e shëndetshme e përmirësojnë funksionimin e kësaj gjëndre, si dhe e forcojnë sistemin metabolik.

Ekspertët sugjerojnë, që një nga ushqimet e duhura për të trajtuar dhe parandaluar problemet e gjëndrës tiroide është kungulli dhe farat e tij.

Kungulli ka një numër të madh të super përbërësve ushqyes. Ata përmbajnë sasi të lartë të proteinave, që janë të nevojshme në funksionimin normal të kësaj gjëndre.

Farat e kungullit gjithashtu kanë efekt edhe në rregullimin e shtypjes së gjakut dhe sheqerit në gjak. Ato kanë një nivel të lartë të zinkut, vitaminave dhe mineraleve të tjera.

 

ME TE LEXUARAT