Greqia kthen 5 ton perime nga Shqiperia, jane me pesticide

Aktualitet

Pese ton speca dhe kunguj të eksportuara nga Shqipëria për në Greqi u gjetën me përmbajtje shumë të lartë pesticidesh.

Sipas autoriteteve greke perimet shqiptarë janë spërkatur me një pesticid që i përket listës së miratuara nga Bashkimi Europian, por problemi qendron tek sasia e helmit që është hedhur mbi këto perime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, thotë sasia perimeve të cilat nuk përmbysin standardin për sigurinë ushqimore është shumë e vogël me ato që janë eksportuar.

Për vitin 2019 ministria përgjegjëse ka dhënë 15 mijë certifikata fitosanitore, që përkthehen në 15 mijë ngarkesa të produkteve bujqësore që janë eksportuar drejt shteteve të BE-së.

“Perimet shqiptarë janë kthyer pasi në to është gjetur sasi e madhe e pesticide chloryrifos, në këtë rast fermeri ynë nuk ka respektuar kohën e karences. Ky pesticid është në listën e PMB-së së BE-së, por fermeri ynë nuk ka pritur 21 ditë që kimikati të shpëbrëhej, edhe pse respektimi i karencës është detyrim”, ka thënë Ismet Bici.

Top Channel prej më shumë se një vit ka publikuar rastet kur fermeri dhe agronomi vendas abuzojnë më sasinë e pesticideve apo dhe tregtimin e disa lloje helmesh të rrezikshme që në Shqipëri futen nëpërmjet kontrabandistëve.

ME TE LEXUARAT