Ariu kafshon bariun ne Kukes, pritet mberritja e helikopterit

Aktualitet

Një person është sulmuar nga ariu në fshatin Nangë në vendin e quajtur Sasat në Bjeshkët e Gjalicës duke i shkaktuar plagë të shumta në kokë dhe në trup, por dhe hemoragji.

Bariu ka arritur të njoftojë sallën e emergjencave dhe prej dy orësh pritet mberritja e një helikopteri që do të bëjë të mëndur transportimin e tij drejt spitalit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesohet se personi qe ka nevoje per ndihme ka ndezur një zjarr në mënyrë që helikopteri të lokalizojë vendndodhjen e tij.

ME TE LEXUARAT