Basha i pergjigjet Rames: E ke mbushur kupen...!
Kryetari i PD Lulzim Basha komentoi reagimin e kryeministrit Rama ne lidhje me kerkesen per zgjedhje te parakohshme.
“Kujt do t’ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t’ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua. Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë-shkruan Basha.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ai i ben thirrje Rames: Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama.
Sipas Bashes, të gjithë janë lodhur me justifikimet e Rames për dështimet, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar. "Ti ke dështuar”, shkruan Basha.