Pse gripi sezonal nuk duhet neglizhuar

Soft

Çdo vit në BE, 50 milionë njerëz preken nga gripi sezonal. Sipas statistikave, nga 15-70 mijë qytetarë evropiane humbin jetën si pasojë e virusit dhe komplikimeve kur kanë sëmundje të tjera kronike. Të dhënat janë bërë të ditura gjatë javës për ndërgjegjësimin e gripit, një fushatë kjo e promovuar nga OBSH me fokus Evropën.

Qëllimi është edhe përdorimi i vaksinës, veçanërisht tek personat që potencialisht janë më të rrezikuar, apo ata që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera dhe që virusi mund të shkaktojë dëme e pasoja më të rënda në shëndet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gripi, përtej shëndetit, ka edhe kosto të tjera të larta sociale dhe ekonomike dhe përfaqëson 30% të peshës së sëmundjeve të transmetueshme. Sëmundja sigurisht është kryesisht e lehtë dhe shërohet në një hark kohor relativisht të shkurtër, por mund të shndërrohet në rrezik nga komplikimet të gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël, të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe të gjithë këta janë më të ekspozuar në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.

ME TE LEXUARAT