Iris Luarasi sqaron deklaraten per ish-studentet: I mora ne telefon, u kerkova falje

Showbiz

Pedagogia Iris Luarasi ka sqaruar sot në emisionin Soirée në Top Channel deklaratën e bërë dy javë më parë në emisionin “Shiko kush LUAN”. Ajo përmendi katër ish-studentë, sot njerëz të njohur në botën e medias, Jonida Shehu, Arbana Osmani, Erl Murati dhe Arban Hasani, duke theksuar se i kishte ngelur në lëndën e saj.

Pas reagimeve të shumta që shkaktoi kjo deklaratë, Luarasi ka treguar sot se është keqkuptuar në emision. Sipas saj, ka qenë një moment ku nuk është lejuar të mbarojë fjalinë deri në fund dhe të saktësonte se studentët i kishte ngelur për shkak të mungesave dhe jo prej rezultateve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ju të katërt nuk keni qenë ngelës, por keni qenë studentë shumë të mirë dhe unë u kam vlerësuar me 10. Kur po e shikoja pjesën në Youtube pashë se shtangisti që kisha përballë nuk më lejonte të vazhdoja fjalinë time dhe të thoja se nuk kanë ngelur për rezultate në mësime, por kanë ngelur për mungesa. Por aq ishte, iku historia, u bë lajm dhe nuk pati më kohë të sqarohej”, u shpreh Luarasi.

Ajo tregoi përballë ish-studentes së saj, Jonida Shehut, se i kishte marrë ish-studentët në telefon dhe i kishte kërkuar falje.

“Ju mora të katërve dhe ju kërkova falje sepse nuk mendoja se diçka e thënë me aq shumë sportivitet dhe me aq shumë dashuri në fakt, padashur në mënyrë absolute…kur ke një famë kaq të madhe sa keni ju të katërt, mendon se kjo nuk të bën më përshtypje. Mendon se kjo është një pjesë e gjesë që ka ndodhur dhe e merr me sportivitet”, tha Luarasi.

ME TE LEXUARAT