Noçja e “Big Brother 1” behet nene per here te pare

Showbiz

Ish-banorja e famshme e “Big Brother Albania 1”, Najada Konomi, është bërë nënë për herë të parë.

E njohur nga të gjithë si Noçja, ish-banorja është larguar prej kohësh në Itali, ku jeton me partnerin e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në qershor të këtij viti, Noçja tregoi në profilin e saj në Instagram se do të bëhej nënë për herë të parë, duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi, sepse vetëm disa orë më parë, ish-banorja dha lajmin e bukur në rrjete sociale.

Ajo zgjodhi disa foto të një çifti të animuar të cilët ishin bërë me fëmijë, për të treguar se ka ardhur në jetë edhe bebushi i saj.

“Momenti më i mirë ndonjëherë”- shkruan Noçja, ndërsa në foton e saj kanë nisur komentet e urimit.

Presim të mësojmë ç’gjini ka fëmija dhe çfarë emri ka zgjedhur Noçja dhe partneri për të.

ME TE LEXUARAT