Durres, qellohet me arme makina e prokurorit Arjan Ndoj, tre te plagosur

Aktualitet

Qellohet me arme makina e prokurorit Arjan Ndoj ne Durres. Mesohet se prokurori ka qenë në makinën e tij kur është qëlluar me armë, ndërsa mes dy mjeteve ka pasur shkëmbim zjarri.

Nga ngjarja përveç prokurorit kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur te mbikalimi i Shkozetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njëra prej mjeteve që është përfshirë në shkëmbim zjarri është tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vend.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit. Policia ka rrethuar zonën e Shkozetit, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të autorëve.

ME TE LEXUARAT