I akuzuari per spiunim ne Bullgari dekorohet nga Putin

Bota

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka dekoruar me Urdhërin e Miqësisë, Nikolai Malinov i cili është akuzuar për spiunazh nga autoritetet bullgare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në Moskë më 4 nëntor, disa ditë pasi një Gjykatë bullgare i lejoi Nikolai Malinovit të dilte nga vendi për një periudhë pesë ditore.

Malinov, një ish-anëtar i parlamentit nga Partia Socialiste Bullgare (BSP), që drejton një organizatë jo-qeveritare pro-ruse, u akuzua në shtator për spiunim dhe pastrim parash për dy organizata ruse.

Prokurorët bullgarë thonë se ai po punonte me ato organizata në një përpjekje për të ndikuar në politikat e jashtme të Sofjes, shkruan Rel.

Prokurorët thanë se ata kishin gjetur një dokument, në gjuhën ruse, të përgatitur nga Malinov që fliste për “ri-orientimin e nevojshëm gjeopolitik të Bullgarisë”.

“Dokumenti përshkruan hapat që duhen ndërmarrë për të rregulluar plotësisht orientimin gjeopolitik të Bullgarisë larg Perëndimit, drejt Rusisë”, tha Geshev.

Gjykata bullgare e liroi me kusht Malinovin në shtator, por atij iu ndalua të linte Bullgarinë.

Bullgaria, vendi më besnik i Moskës në periudhën sovjetike, tani është anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por ka lidhje të ngushta kulturore dhe historike me Rusinë, e cila mbetet furnizuesi i saj më i madh i energjisë.

ME TE LEXUARAT