Prova te reja per atentatin ndaj prokurorit Ndoj, dy të dyshuar nga Fushë-Kruja

Aktualitet

Laboratori Policisë Shkencore pohon se ka përputhje të lartë ndërmjet gëzhojave të gjetura në atentatin e tipit mafioz në drejtim të prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj dhe armëve të sekuestruara në një automjet në Ishëm.

Ndërkohë janë shoqëruar në drejtorinë e policisë së Tiranës dy persona me origjinë nga Fushë Kruja, por ende nuk dihet roli i tyre në atë ngjarje kriminale ku mbetën të plagosur tre persona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Armët e zjarrit të sekuestruara në automjetin e braktisur në Ishëm pas atentatit të së premtes në Durrës ku udhëtonte Prokurori Arjan Ndoj dhe dy miqtë e tij, sipas Laboratori të Policisë Shkencore kanë ngjashmëri më gëzhojat e gjetura në vendngjaje.

Burime nga grupi hetimor pohuan për “ABC News” se nga kryerja paraprake ka rezultuar një përputhshmëri e lartë, pasi gëzhojat e gjetura në vendngjarje janë qëlluar nga armët tip Kallashnikovë të lëna në mjetin e braktisur në Shkafanë të Ishmit.

Ekspertët e balistikës në Policinë e Shtetit do të bëjnë edhe në një krahasim të dytë për të hequr çdo dyshim mbi përputhshmërinë e gjilpërës së automatikut Kallashnikov model 56 dhe shenjës së lënë në kapsollen e gëzhojave të gjetura te mbikalimi i Shkozetit.

Në atentatin e tipit mafioz të së premtes ndaj prokurorit Arjan Ndoj, shoferit Andi Maloku dhe mikut të tyre Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Pëllumb Muharremi apo me pseudonim “Rrumi” dyshohet se u qëllua nga dy armë të ndryshme.

Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje një numër të lartë personash, ku dy prej tyre janë dërguar në Drejtorinë e policisë së Tiranës.

Automjeti që autorët u larguan në drejtim të Ishmit, tip Mercedes Benz me targa AA 342 LM ishte vjedhur në Tiranë dy javë më parë.

Në të njëjtin mjet gjithashtu u gjetën edhe prova të tjera, si maska, fije floku dhe gjurmë papilare të lënë te një bidon plastike me benzinë.

Për të bërë të mundur identifikimin e personave nëpërmjet analizave të AND-së, Laboratori i Policisë Shkencore do të kërkojë të krahasojë nëpërmjet Interpolit, profilit gjenetik të përftuar pasi, autorët mund të rezultojnë të dënuar në vendet e Bashkimit Europian.

Të gjitha veprimet e zinxhirit komandues në Durrës po verifikohen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pasi zona monitorohet me patrulla të lëvizshme policore gjatë 24 orëve.

Pikëpyetjet e grupit hetimor janë të shumta pasi, nga koha kur ndodhi atentati rreth orës 16:25, policia mbërriti rreth 20 minuta më vonesë.

ME TE LEXUARAT