Studentja: Taulant Balla me ka degjeneruar mbiemrin. Basha: Mos ki ndroje

Aktualitet

Kreu i PD Lulzim Basha u përball me shqetësimet e studentëve ne diten e pare te turit te tij ne rrethe te cilin e ka nisur nga Elbasani. Njëra prej studentëve nga Librazhdi u prezantua me mbiemrin Balla, por tha që nuk ka lidhje me Taulant Ballën.

Studentja: Unë jam Adelina Balla, studente në vitin e parë këtu në Universitetin e Elbasanit. Së pari unë dua të pohoj se nuk kam lidhje fare me mashtruesin klasik taulant balla, i cili na ka bërë që të na vijë turp që të prezantohemi që jemi nga ajo zonë. Më falni për shprehjen, por më ka degjeneruar mbiemrin sepse mbiemri Balla nuk e meriton këtë etiketë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si përgjigje Basha i tha se ka shumë miq me këtë mbiemër dhe askush nuk mund ta përlyejë mbiemrin e saj.

Basha: I kam shënuar pyetjen për Librazhdin në respekt për kohën do të marrësh një përgjigje të plotë nga zyra ime për planet tona për Librazhdin. Disa i ceke vet siç janë ato në rrjetin rrugor, me investimet për bujqësinë, pemëtarinë dhe blegtorinë dhe prodhimin.

Të jesh e sigurt që zyra ime do të të përgjigjet për çështjet që kanë të bëjmë me problemet e Librazhdit. Dhe mos te kesh ndroje, sepse ke një mbiemër të bukur, unë kam miq në Librazhd me këtë mbiemër dhe askush nuk mund ta përlyejë mbiemrin tuaj.

ME TE LEXUARAT