Atentati ne Durres, çfare deklaroi Redjan Rraja pas arrestimit

Aktualitet

Pritet të dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda, pikërisht në orën 14:00, i arrestuari i parë për atentatin e Durrësit, Redjan Rraja.

Gazetarja e Top Channel thotë se seanca pritet të drejtohet nga gjyqtarja për Krimet e Rënda, Daniela Shirka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I dyshuari Rraja, sipas burimeve jo zyrtare, ka marrë si avokat mbrojtës avokatin Besnik Cerekja, një jurist i njohur për çështje të forta. Disa orë përpara seancës ku do të shqyrtohen kushtet e arrestimit të Redjan Rrajës, avokati i tij i tha gazetares Hoxha se e ka kontaktuar Redjan Rrajën, por avokati u tregua i rezervuar dhe nuk dha asnjë koment mbi çështjen.

Dentisti 34-vjeçar mbahet në ambientet e Policisë së Tiranës, shpjegoi gazetarja Hoxha, dhe pritet të shoqërohet në mesditë në Gjykatë nën masa të forta policore.

I pyetur më herët për ngjarjen,  Rraja ka mohuar përfshirjen dhe ka thënë sipas burimeve “se po largohej me makinën e tij drejt Italisë për punë personale”.

Gjurmë të Rrajës dhe personave të tjerë u gjetën në një automjet të braktisur në një fshat të Durrësit, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes gjatë sulmit.

Redjan Rraja dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, sulmoi të premten pas mesdite me breshëri armësh automatike nga një automjet në ecje përgjatë autostradës Durrës - Tiranë prokurorin 42-vjeçar Arjan Ndoji, i cili udhëtonte me shoferin e tij Andi Maloku dhe 46-vjeçarin Pëllumb Muharremi, me emrin e ri Aleksandër Laho.

 

Ndoji mbeti i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën, si edhe Laho. Shoferi Andi Maloku është në gjendje më të rëndë nga plumbat në pjesë kritike të trupit.

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet bazuar në tre akuza nga vrasja në bashkëpunim e funksionarëve publikë, e mbetur në tentativë, tek vrasja ndaj dy a më shumë personave, e natyrisht edhe për armëmbajtje pa leje.

 

Në automjetin e braktisur u gjetën armë automatike, dy maska, një shishe me lënde djegëse dhe sende të tjera të autorëve. Prokuroria kontrolloi banesat e 15 personave në Tiranë, Krujë dhe Lushnje, ku sërish janë gjetur prova materiale mbi autorët e mundshëm të ngjarjes

 

ME TE LEXUARAT