Redjan Rraja del ne gjykate: Nuk kam lidhje me atentatin ndaj Ndojes, e mesova nga mediat

Aktualitet

Zbardhen detaje nga dëshmia në gjykatë e Redjan Rrajës, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji në Shkozet.

34-vjeçari ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk e njeh prokurorin apo dy personat e tjerë që ishin në makinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Nuk kam lidhje me ngjarjen ku ka mbetur i plagosur prokurori dhe dy persona të tjerë. Nuk i njoh personat e përfshirë, ngjarjen e mësova nga mediat. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke përshkruar itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë.", eshte shprehur Redjan Rraja.

Ai ka dalë sot në orën 14:00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihet me masën e sigurisë. Ai mbrohet nga dy avokatë Besnik Çerekja dhe Ilir Murati, të cilët kërkojnë lirimin.

ME TE LEXUARAT