“Akuzat e pastrimit të parave të turpshme”/ Basha: 90% e gënjeshtrës sot është ç'montuar

Aktualitet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzën që Prokuria e Tiranës ka ngritur ndaj tij për falsifikim të dokumenteve të pagesave të një lobimi të fshehtë rus.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas përfundimit të takimit me të rinjtë në Krujë, Basha shprehet se PD-ja do të luftojë deri në fund të rrëzojë dhe gënjeshtrën për pastrim të parave.

Basha shprehet se Prokuroria është e përdorur nga Edi Rama dhe u detyrua të tërhiqej nga akuzat e dy viteve me radhë.

"Prokuroria është e përdorur nga Edi Rama dhe u detyrua të tërhiqej nga akuzat e dy viteve me radhë. Më akuzuan për pastrim parash. Tha që kishte dokumente për financimet ruse dhe u tërhoq me turp. E rëndësishme është të dalë e vërteta. E vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës është çmontuar dhe 10% do i çmontojmë në gjykatë përmes të vërtetës. E vetmja gjë që më solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën. Lidhjet me rusët i ka vëllai i presidentit më të dashur të Putinit në Europë", u shpreh Basha.

ME TE LEXUARAT