Një i plagosur nga shpërthimi me tritol në Maqellarë, ja emri i 20 vjeçarit

Aktualitet

Një shpërthim me tritol ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga të dhënat shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Gazmir Kosiçi ndërsa mësohet të ketë mbetur i plagosur Ismail Kosiçi, 20 vjeç, i cili ndodhet në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Peshkopisë.

Kujtojmë që Gazmir Kosiqit në mars të 2018-ës i kanë ekzekutuar djalin 32 vjeçar, Elsi Kosiqin, biznesmen, në oborrin e shtëpisë së tij.

Vrasjen e Elsi Kosiqit, Policia e klasifikoi si vrasje për larje hesapesh.

Për krimin e ndodhur u vu në pranga Mahmut Gega, banor i Shupenzës. Sipas informacionit paraprak të Policisë, vrasja ndodhi për motive të dobëta.

ME TE LEXUARAT