Loredana flet pas ndarjes nga Mozzik: ”Ai nuk...”

Showbiz

Loredana dhe Mozzik janë padiskutim dyshja më  e komentuar e momentit.

Prej disa kohësh ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe herë pas here bëjnë deklarata thumbuese në rrjetet e tyre sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përsa i përket ndarjes, Loredana ka qenë gjithmonë ajo që ka dhënë më tepër detaje dhe së fundmi është ndalur të flasë sërish për një radio zvicerane.

E pyetur se si ia del tani që është e ndarë, Loredana ka treguar se Mozzik nuk e ka ndihmuar në karrierën e saj, personat që e kanë bërë të ecë para punojnë ende me të.

“Ai nuk është se bën ndryshim në jetën time, ne shumë rrallë bënim gjëra së bashku turneu ishte ai që na bashkonte.  Njerëzit që më kanë ndihmuar ende bashkëpunojnë me mua ata që e bëjnë punën e vërtetë. I dashuri im ishte atje me mua vetëm se ne ishim bashkë. Ai nuk punoi me të vërtetë në biznes, ai ishte vetëm atje, ai është babai i vajzës sime, dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë asnjëherë, është burri im ose ishte kjo nuk ka rëndësi ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime“, është shprehur reperja.

 

ME TE LEXUARAT