Gazetari: Nuk do ti shihni kurre fytyrat e atyre qe shpetuan Alvinin, por Lleshaj i baltosi

Aktualitet

Gazetari Taulant Kopliku i cili mbremjen e djeshme reagoi ndaj ministrit te Brendshem Sander Lleshaj per ceshtjen e shpetimit te Alvin Berishes, ka reaguar perseri diten e sotme.

Kopliku thekson se LLeshaj mbremjen e djeshme deshi te merrte merita ne menyre te pamerituar dhe baltosi punen e efektivave te ROS te Milanos, te cilet sipas gazetarit jane heronjte e vertete te kesaj historie edhe pse fytyra e tyre nuk u pa dhe nuk do shihet kurre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i Koplikut:

Per te keqkuptuarit rilindas ose jo qe reagojne per postimin e mbremshem ndaj zotit Lleshaj.

Ne si trupe televizive kemi bere vetem punen tone per te cilen paguhemi. Kaq. Nuk jemi ne heronjte e Alvinit. Prandaj mos u trembni se mos kerkojme ti vjedhim meritat qeverise.

Une reagova duke njohur ne detaje te gjithe dinamiken e veprimeve te bera si ne Siri ashtu edhe ne Bejrut. Deklaratat e mbremshme te zotit minister "baltosnin" punen e atyre djemve te skuadres ROS te Milanos, dhe e pashe te moralshme ti kujtoja zoterise se kush ishin heronjte e vertete qe sollen Alvinin.

As ne e as ministri, por keta djem qe nuk iu pa as emri e as fytyra. E as do ti shihet ndonjehere.

Bisedat e tjera pastaj, jo ju e jo ti, qe duan medoemos ta kthejne debatin ne shamate ordinere politike, meritojne thjeshte pergjigjen legjendare te Van Zykes qe une e kam aq per zemer. Dite te mbare te gjitheve.

ME TE LEXUARAT