Sipas Dajana Shabanit, largimi nga emisioni i mengjesit ishte...

Showbiz

Këtë sezon të ri televiziv, moderatorja Dajana Shabani u largua nga emisioni i mëngjesit në “Ora News”, së bashku me kolegët e saj, Besmir Metanin dhe Zogun e Tiranës.

Momentalisht, ata moderojnë “La casa de los 3s”, ndërsa në vend të tyre erdhën dy moderatorët e njohur Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kelvi dhe Arjola prezantojnë tashmë emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, mirëpo për Dajana Shabanin, largimi nga ky emision ishte një gabim.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në InstaStory, moderatores i përmendën emisionin e mëngjesit.

“Ju shkonte shumë ai emisioni i mëngjesit. Tani nuk kam me se e pi kafen në mëngjes.”- i tha një ndjekës, ndërsa Dajana ia ktheu:

“Është faji im, e bëra unë atë lëvizje.”- duke lënë të kuptohet se është penduar për lëvizjen e saj.

ME TE LEXUARAT