Ja cili eshte politikani, per te cilin Rudina Dembacaj la bashkeshortin

Showbiz

TIRANE

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prej disa kohësh përflitet se moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin.

Rudina u martua me Aleksin në qershor të vitit 2016 por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Aludimet për ndarjen e çiftit nisën pasi aktorja nuk kishte publikuar asnjë foto më, me bashkëshortin e saj.

Fotoja e fundit me Aleksin është e 1 viti më parë, ndërkohë që në raport me aktivitetin e saj social dhe publikimet e mëparshme kjo gjë ngjalli dyshime. Madje ajo as nuk e ka përmendur nëpër intervista, siç bënte më parë, ku nuk linte moment pa deklaruar se sa e dashuruar ishte me të. Aktorja dhe moderatorja nuk ka folur kurrë publikisht për këto thashetheme, por ka refuzuar të flasë.

Ndërsa e ftuar në “Ëake Up” Rudina Dembacaj foli për herë të parë për ndarjen. Ajo pohoi ndarjen nga bashkëshorti. “Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë, jemi në një procedurë divorci. Po unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi”, tha Rudina duke pohuar lajmet që qarkullojnë.

Por çfarë flitet për jetën e saj private pas prishjes së martesës me partnerin, që u martua në 2016- ën?

Edhe pse në fillim u përfol për një lidhje të mundshme me një politikan të djathtë, nisur nga disa foto miqësie me të, në fakt burime pranë saj thonë se kjo nuk është e vërtetë, pasi ajo është në një lidhje me një ish-deputet, i komentuar për problemet me drejtësinë.

Nuk dihen shumë detaje për njohjen e saj me biznesmenin, që më pas u bë deputet dhe që para pak kohësh pati edhe një fatkeqësi familjare.

E pas shumë aludimeve zbulohet se fjala është për biznesmenin dhe ish-deputetin që pati probleme me Drejtësinë, Mark Frrokun.

ME TE LEXUARAT