Premtimi i Bashes: Koncensionet dhe PPP do t'i anulojme qe diten e pare!

Aktualitet

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka theksuar sërish sot, se Partia Demokratike, që ditën e parë në qeverisje, do të anullojë të ashtuquajturat koncensione dhe PPP që nuk janë tjetër përveçse kontrata korruptive dhe hajdutërie.

Në një takim me fermerët e Lushnjës dhe të Divjakës, Basha tha: “Themeli i politikës sonë për të mbështetur fermerët , çliruar fermerët nga ajo zgjedhë, është kjo: paratë që sot shkojnë tek ata, tek ai grusht njerëzish për të cilët punon e gjithë Shqipëria, që ditën e parë të gjitha këto kontrata hajdutëria –se s’dua t’u them koncensione e PPP, se s’janë koncensione, as PPP - ato që ditën e parë do të anullohen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përgjegjësit do të çohen para ligjit.

Ne do të ngremë një mekanizëm që do të gjurmojë ku i kanë çuar ato para, në çfarëdo forme, edhe po t’i kenë ngurtësuar dhe një gjë ju siguroj: ato qindra milionë euro që sot gllabërohen në forma të ndryshme, do të kthehen të gjitha në shërbim të njerëzve.

Konkretisht, për fermerin do të kthehen në një buxhet minimalisht me buxhetin që ka Kosova, Maqedonia e Veriut.”

ME TE LEXUARAT