Parlamenti zgjedh kryeprokurorin e ri, Olsian Cela merr 101 vota nga mazhoranca dhe opozita

Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë edhe pse vendi ndodhet në gjendje emergjence, ka vendosur që sot të zgjedhë kryeprokurorin e ri.

Me 101 vota pro, 2 kundër dhe 10 abstenim, Kuvendi ka vendosur të zgjedhë si kryeprokuror të ri të Shqipërisë, Olsian Çelën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeprokurori i ri e ka mandatin 7-vjeçar.

Për Arta Markun kanë votuar pro vetëm 11 deputetë, 78 abstenime dhe të tjerët kundër

Ndërsa për Fationa Memçaj, 8 deputetë pro, 16 kundër dhe 87 abstenime.

Kandidatja për kryeprokurore, Fationa Memçaj u zgjodh sot nga shorti i hedhur në Presidencë si anëtarë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, propozim i ardhur nga Prokuroria.

ME TE LEXUARAT