Grabitje fatale në mes te qytetit te Florides, 4 te vrarë, ndjekje si ne filma

Bota

Një grabitje e armatosur në shtetin amerikan të Floridës ka lënë pas kater viktima. Ngjarja ndodhi të enjten pas orës 16 në komunën e Brauwrdit.

Policia u sinjalizua për 2 autorë që kishin tentuar të hynin me forcë në një argjendari, çka bëri që ato të mbërrinin në vendngjarje brenda pak çasteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Autorët shkëmbyen zjarr me pronarin e dyqanit. Kur ne mbërritëm, ata u munduan të largohen duke grabitur një furgon të shërbimit postar UPS dhe morën peng edhe shoferin," deklaroi shefi i policisë së zonës.

Një kolonë e gjatë automjetesh të policisë dhe ambulancash u vunë në ndjekje të autorëve, duke manovruar rrezikshëm sipas lëvizjeve të autorëve.

Ndjekjes iu dha fund kur furgoni i autorëve hasi në trafik. Për shkak se autorët nuk iu përgjigjën thirrjes së policisë për t'u dorëzuar, forcat e rendit hapën zjarr duke vrarë të dy autorët.

Të vdekur mbetën edhe shoferi i furgonit të rrëmbyer dhe një kalimtar që vëzhgonte ngjarjen.

Policia shprehu keqardhje dhe njoftoi se po heton qitjet që lanë të vrarë dy qytetarët e pafajshëm.

ME TE LEXUARAT