Drejtesi per viktimat e termetit, nje dite pasi mori detyren Olsian Cela zbarkon ne Durres

Aktualitet

Vetem nje ditë pas marrjes së detyrës prokurori i përgjithshëm Olsian Çela, e ka nisur punen me nje vizite ne Prokurorine e Durrësit. Mesohet se bashke me stafin e prokurorit se pergjithshme Cela ka mberritur ne Durres dhe eshte takuar me trupen e prokuroreve te ketij qyteti.

PIka kryesore e diskutimit mesohet se ka qene hetimi qe prokuroria e Durresit po zhvillon per banesat qe u shemben nga termeti duke sjelle viktima.

Nje dite me pare kryeprokurori Olsian Cela kërkoi rezultate nga hetimet e nisura lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, në një numër të madh banesash në Tiranë, Durrës e Thumanë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot ndodhemi në një fazë të vështirë, vendi po përballet me një krizë shumë të madhe për shkak të ngjarjeve që ndodhen në fund të nëntorit.

Besoj se përgjigja që prokuroria duhet të japë në rastin konkret duhet të spikasë në raport me atë që po bëjnë dhe institucionet, pasi njerëzit kërkojnë drejtësi, që më në fund në këtë vend të bëhen gjëra konkrete”, tha Çela një ditë më parë.

Kujtojmë se Prokuroria ka nisur hetimet pak ditë pas tërmetit, në Durrës, Tiranë dhe Thumanë. Sipas njoftimeve zyrtare, pjesë e hetimeve të cilat kanë nisur për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Ndërtim pa leje” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim pa leje”, janë lejet e ndërtimit të lëshuara nga autoritetet vendore, zbatimi i tyre nga ndërtuesit, si dhe rastet e ndërtimeve abuzive dhe mungesa e ndërhyrjes së autoriteteve përgjegjëse.

ME TE LEXUARAT